Pas përfundimit të Kampionatit Evropian Euro 2020, në të cilin triumfues ishte Kombëtarja e Italisë, tanimë është bërë publike edhe formacioni me lojtarët më të mirë të këtij kompeticioni.
Formacioni që është bërë publik nga UEFA, më së shumti ka lojtarë nga Italia me gjithsej pesë prej tyre, e pasuar nga Anglia që ka tre lojtarë në përbërje, kurse me nga një lojtar janë Danimarka, Spanja dhe Belgjika.
Sulmin e udhëheq sulmuesi i Belgjikës Romelu Lukaku, se bashku me Raheem Sterling të Anglisë dhe Federico Chiesan e Italisë.
Vend në formacion ka zënë edhe talenti 18-vjeçar i Barcelonës dhe Spanjës Pedri, i cili ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.
Formacionin e plotë të lojtarëve më të mirë të Kampionatit Evropian Euro 2020 e gjeni më poshtë.
Portier: Gianluigi Donnarumma – Kombëtarja e Italisë
Mbrojtës i krahut të djathtë: Kyle Walker – Kombëtarja e Anglisë
Mbrojtës qendror: Leonardo Bonucci – Kombëtarja e Italisë
Mbrojtës qendror: Harry Maguire – Kombëtarja e Anglisë
Mbrojtës i krahut të majtë: Leonardo Spinazzola – Kombëtarja e Italisë
Mesfushor: Pierre-Emile Hojbjerg – Kombëtarja e Danimarkës
Mesfushor: Jorginho – Kombëtarja e Italisë
Mesfushor: Pedri – Kombëtarja e Spanjës
Sulmues i krahut të djathtë: Federico Chiesa – Kombëtarja e Italisë
Sulmues qendror: Romelu Lukaku – Kombëtarja e Belgjikës
Sulmues i krahut të majtë: Raheem Sterling – Kombëtarja e Anglisë