Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë për transferimin e Julian Araujos.
Mbrojtësi meksikan i krahut të djathtë do të udhëtojë nesër drejt Barcelonës, pasiqë gjiganti i La Ligas ka akord me skuadrën e LA Galaxy për të transferuar Araujon.
Araujo do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në muajin qershor të vitit 2026, pasi që marrëveshja me LA Galaxy u arrit për pak më shumë se katër milionë euro.