Kampioni i Kosovës në volejboll, KV Peja do ta nis sot aventurën në BVA Kupa Ballkanike për djem.
Shorti i kësaj gare e ka pozicionuar KV Pejën në Grupin B, së bashku me Bursa Buyuksehir dhe KV Universiteti Tetovë.
Ndërkaq, në Grupin B gjenden OK Bosna nga Bosnje e Hercegovina, Pigassos Polichnis nga Greqia dhe Spartak nga Serbia.
Ndeshjet e BVA Kupës Ballkanike do të zhvillohen në palestrën Cengiz Gollu në Bursa të Turqisë. Gara fillon nga data e sotme dhe zhvillohet deri më 7 tetor.
Ndeshjen e parë KV Peja do ta luajë sot ndaj Bursa Buyuksehir me fillim nga ora 17:00 me kohën lokale në Turqi (16:00 në Kosovë).