Kuvendi i Kosovës të mërkurën do të mbajë një seancë plenare.
Nëpërmjet një njoftimi nga Kuvendi bëhet e ditur që në seancë do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës.
Në këtë seancë do të jetë shqyrtimi i dytë, ai i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.