Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të veçantë duke nderuar me një minutë heshtje figurën e akademikut, shkrimtarit dhe kritikut të shquar letrar, Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Ndonëse shteti i Kosovës e shpalli 24 prillin ditë zie kombëtare në nderim të kontributit të tij kolosal, përcjellja e fundit e akademikut është bërë në rreth të ngushtë.
Nipi i të ndjerit, Valjet Rexhepi, njoftoi se me dëshirën e vetë Qosjes, varrimi është kryer të enjten përmes një ceremonie private familjare.
Për më tepër, familja ka bërë të ditur se nuk do të organizojë pritje për ngushëllime dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim institucional, duke kërkuar publikisht që t’u respektohet privatësia për të mbajtur zi në qetësi.
