UBT News

Kuvendi miraton rezolutën për Dhomat e Specializuara

Legjislatura e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes së cilës kërkohet që ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë.

Rezoluta ka marrë mbështetjen e 90 deputetëve, një votë ka qenë kundër, ndërsa nuk ka pasur asnjë abstenim.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e ka votuar rezolutën, pasi kishte kërkuar që brenda saj të shtohej një pikë shtesë. Sipas propozuesit të rezolutës, deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, një ndryshim i tillë nuk ka qenë i mundur në këtë fazë.

Rezoluta synon të riafirmojë qëndrimin e Kuvendit të Kosovës lidhur me rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Exit mobile version