Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë tha se janë dakorduar me Shefat e Grupeve parlamentare për mbajtjen e një seanca të jashtëzakonshme për situatën në veri, por që ende do të diskutohet për datën se kur do të mbahet.
Tutje, ai tha se situata në veri është serioze dhe tejkalon interesat e ngushta partiake.
“Sapo përfundoj mbledhja dhe u vendos që të kemi një seancë të vazhdimit dhe të rregullt të hënën. Në Kryesi e paraqita kërkesën për një seancë për situatën në veri, dhe u dakorduam që të diskutojmë për datën dhe kohën”.
“Nuk ishte në takim kryetarja e grupit parlamentar të VV-së. Gjendja në veri është serioze që i tejkalon agjendat politike dhe duhet të merret me seriozitet”.
Ndërsa ai tha se Kryesia ka vendos të hënë për një seancë të rregullt plenare.