Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.
Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
- Deklarimet jashtë rendit të ditës.
- Pyetjet parlamentare.
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
- Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
- Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
- Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
- Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
- Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
