Sot është mbajtur seanca e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se është miratuar draft buxheti për vitin 2022 dhe parashikimet për vitet 2023-2024 dhe propozim-vendimi për bartjen e pjesës së parë të të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022.
Po ashtu bëhet e ditur se është bërë betimi i anëtares së re të Kuvendit të Komunës, Nafije Rexhës.
Në këtë mbledhje ka kaluar për diskutim edhe Raporti nga tubimi i kryetarit të Komunës me publikun mbajtur më datë 29.12.2021.