UBT News

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon ngritjen e dy komisioneve hetimore

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore, ku me 81 vota kundër,  Kuvendi rrëzoi dy projektvendime:

1. “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal”.

2. “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

Deputetët miratuan projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve si Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Avokatit të Popullit; Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2024; Institutit të Statistikave; Bankës së Shqipërisë; Autoritetit të Mediave Audiovizive; Radiotelevizionit Shqiptar.

Deputetët miratuan me 81 vota projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i gjelbër – hua e dytë për politikat e zhvillimit”.

Po ashtu me 80 vota u miratua edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë, të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), në lidhje me faturën elektronike të ngarkesës, bërë në Gjenevë, në datën 20.2.2008”.

Kuvendi miratoi po ashtu edhe disa shtesa në anëtarësinë e komisioneve të përhershme të Kuvendit.

Në përfundim, Kuvendi miratoi me 81 vota pro edhe projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve si: Prokurorisë së Përgjithshme; Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Inspektorit të Lartë të Drejtësisë; Këshillit të Lartë Gjyqësor. /S.K/KP/

Exit mobile version