Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Kaçanikut, njëzëri u miratua deklarata përmes së cilës Kuvendi Komunal i Kaçanikut, mbështet kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderoi të gjithë asambleistët e Komunës së Kaçanikut për mbështetjen unanime.