UBT News

Kuvendi i Istogut miraton buxhetin komunal për vitin 2026

Në mbledhjen e fundit të kësaj legjislature, Kuvendi Komunal i Istogut ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me 20 vota për dhe 5 kundër. Vlera totale e buxhetit të miratuar është 16,687,746.00 €.

Kryetari i Komunës, z. Ilir Ferati, ka falënderuar të gjithë asamblistët për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar në këtë proces, duke theksuar se miratimi i buxhetit është një hap kyç drejt realizimit të projekteve zhvillimore për komunën.

“Faleminderit të gjithë asamblistëve për përkushtimin e tyre dhe votën pro. Të dashur qytetarë, puna jonë nuk përfundon këtu! Rrugëtimi ynë për Istogun tonë të zhvilluar vazhdon. Çdo vendim, çdo investim është për ju, për Istogun e të gjithëve!”, ka deklaruar Ferati.

Buxheti i miratuar do të mundësojë avancimin e projekteve infrastrukturore, shërbimeve publike dhe investimeve në fusha të rëndësishme për jetën e qytetarëve të Istogut./S.K/EO/

Exit mobile version