Federata e Futbollit të Kosovës do ta zhvillojë sot kuvendin e jashtëzakonshëm ku e vetmja pikë e rendit të ditës do të jetë votimi i statutit të ri të kësaj federate.
Ndryshimi i statutit është njëri nga kushtet që kërkon të plotësohet nga Komisioni për Licencim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Federata e Futbollit nuk ka lejuar praninë e mediave në kuvend, ndërsa ka bërë të ditur se ai do të transmetohet në kanalin zyrtar në Youtube.