Kuvendi i komunës së Vushtrrisë sot ka marrë vendim për përkrahje financiare me nga 150-300 euro për të prekurit me COVID-19.
I pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri njoftoi se nga ky vendim përfitojnë vetëm familjet me asistencë sociale, familjet që nuk kanë të ardhura dhe familjet që kanë më pak se 350 euro të hyra mujore.
“Shumë e përkrahjes nga Komuna, kategoria subvencione, është 150-300€. Një komision i formuar nga Kuvendi do të bëjë vlerësimin e secilit rast për qëllim të rritjes së transparencës. Aplikimi mund të bëhet gjatë gjithë vitit 2021 dhe vendimi do të përfshijë periudhën nga fillimi i pandemisë deri në përfundimin e saj”, shkroi Tahiri në Facebook./UBTNews