UBT News

Kush i riktheu lumturinë Eva Longorias?

Eva Longoria dhe José Bastón pas disa martesave të dështuara, e gjetën vetën të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Longoria nuk ka rezistuar të tregojë se është shumë e lumtur me bashkëshortin që tani ndajnë një fëmijë.

Por kush është burri që Eva Longoria vendosi të martohej, pas dy martesave e disa lidhjeve të dështuara?

José “Pepe” Bastón lindi më 13 prill 1968, në Mexico City si José Antonio Bastón Patiño. Fëmijëria e tij është disi e fshehët për shkak se e ka mbajtur tejet private; megjithatë, të dhënat tregojnë se ai u rrit për t’u bërë një biznesmen i suksesshëm.

Në vitin 2011 ai u bë drejtor i Grupo Televisa, S.A.B, një nga kompanitë më të mëdha mediatike në Amerikën Latine, i njohur si prodhuesi më i rëndësishëm në gjuhën spanjolle, duke përfshirë telenovela dhe shfaqje televizive ikonike. José shërbeu gjithashtu si anëtar i bordit të drejtorëve të Univision dhe president i Televizionit Ndërkombëtar.

Pavarësisht karrierës së tij fantastike, manjati mediatik filloi të merrte vëmendjen e shtypit rozë vetëm pasi filloi një lidhje me aktoren dhe biznesmenen e njohur, Eva Longoria. Dyshja u takuan më shumë se dhjetë vjet më parë kur Longoria mori pjesë si e ftuar speciale në Teletón meksikan 2009.

Eva dhe Jose.

Në vitin 2013 ata u panë sërish dhe u prezantuan nga një mik i përbashkët, ndërkohë që të dy ishin beqarë. Eva dhe Jose filluan të takoheshin dhe u përpoqën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre; megjithatë, dashuria e tyre i bëri ata të dilnin publikisht.

Dyshja përfundimisht u martuan në dhjetor të vitit 2015. Pothuajse tre vjet pas martesës, ata u bënë prindër të Santiago Enrique më 19 qershor 2018.

Para lidhjes së tyre, biznesmeni kaloi dhjetë vjet i martuar me gruan e tij të parë, aktoren Natalia Esperón. Së bashku ata kishin tre fëmijë. Pasi u divorcua, Jose kishte filluar një romancë shtatëvjeçare me Paola Saad, një stiliste bizhuterish.

Eva u martua me burrin e saj të parë, aktorin Tyler Christopher, në vitin 2002 në Las Vegas. Ata u divorcuan dy vjet më vonë dhe në vitin 2007, ajo u martua për herë të dytë me basketbollistin Tony Parker. Pas një skandali tradhtie, ajo u divorcua nga ai dhe filloi të takohej me Eduardo Cruz, vëllain e aktores Penelope Cruz./UBTNews/

Exit mobile version