UBT News

Kush është futbollisti i Chelseat që i ka kushtuar 1.8 milion funta një minut i luajtur?

Aventura e Romeo Lavias te Chelsea nuk po ecën sipas pritshmërive dhe si duket do të përfundojë me vetëm 32 minuta të luajtura qëkur u transferua te londinezët, e gjithë kjo pas dëmtimeve të vazhdueshme.

Kjo është një goditje e rëndë për 20-vjeçarin, paraqitja e vetme e të cilit këtë sezon në Premier Ligë do të mbetet si zëvendësues në pjesën e dytë kundër Crystal Palace në “Stamford Bridge” në muajin dhjetor.

Lavia debutoi në këtë ndeshje pasi kapërceu një problem me ndrydhjen e kyçit, por më pas ai pësoi një dëmtim serioz në kofshë. Ditën e djeshme ka ardhur edhe konfirmimi se ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit pas një dëmtimi tjetër.

Belgu zgjodhi Chelsean para Liverpoolit kur u largua nga Southampton në verë, duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare. Por ai i ka kushtuar Chelseat rreth 1.8 milion funta për minutë të luajtur këtë sezon./UBTNews/

Exit mobile version