Rindërtimi i ekonomisë së Ukrainës pas përfundimit të luftës do të kushtojë me miliarda dollarë. Mirëpo, realiteti është se donatorët do të dhurojnë fonde vetëm nëse ata mund të monitorojnë dhe ushtrojnë kontroll të arsyeshëm të fondeve të tyre.
Qeveritë e krahut të djathtë po furnizojnë Ukrainën me pajisje ushtarake dhe infuzione financiare, edhe pse disa prej tyre kanë qenë më bujarë se tjerët, që t’u mundësojnë ukrainasve të luftojnë kundër agresionit rus. Në të njëjtën kohë, po bëhen përpjekje për të vlerësuar çmimet e rindërtimit të pasluftës dhe planit për akokimin e ndihmës së rikonstrukcionit.
Sa më shumë entitete që përfshihen aq më mirë. Rindërtimi i ekonomisë së Ukrainës do të kushtojë me qindëra biliona dollarë. Ky projekt nuk mund të financohet vetëm nga një ose disa burime të vogla. Qeveritë kombëtare dhe nënkombëtare do të japin ndihmë bilaterale. Bankat multilaterale dhe të zhvillimit regjional do të shkruajnë projektet. Organizatat joqeveritare do të mobilizojnë donacionet. Mërgimtarët do të furnizojnë remitencat. Korporatat do të mundësojnë investimin e huaj të drejtpërdrejtë.
Çka është më e rëndësishmja nga e gjithë kjo, përpjekjet e tyre duhet të koordinohen. Përndryshe, Ukraina do të ketë hekurudha të rindërtuara në përputhje me standardet perëndimore evropiane, por nuk ka mjete të përshtatshme transporti. Ajo do të ketë shkolla, por jo libra shkollorë ose kompjutera, meqenëse donatorët nguten për të marrë kredit për projektet e dukshme ndërtimore.
Disa organizata duhet të veprojnë si ‘truri’, ose entitet koordinues për planin e rindërtimit. Është tunduese të thuhet se kështu duhet të jetë qeveria ukrainase. Askush nuk i di nevojat e rindërtimit të Ukrainës më mië sesa ata vetë. Rindërtimi do të shkojë më lehtë nëse Ukraina merr pronësinë e procesit.
Mirëpo, realiteti është që donatorët do të dhurojnë vetëm nëse ata mund të monitorojnë dhe ushtrojnë kontrollë të arsyeshëm në fondet e tyre. Shqetësimet për korrupcion dhe oligarkët ukrainas mund të zvogëlohen, për shkak të përgjigjjes efektive të luftës të qeverisë së Zelensky-t, por ata nuk janë larguar.
Aq më tepër, problemi i koordinimit është dukshëm më i komplikuar sesa që ishte nën Planin Marshall, kur Shtetet e Bashkuara ishin të vetmit donatorë dhe pritën deri tre vjet pas Luftës së Dytë Botërore për të formuar Administratën e Bashkëpunimit Ekonomik, e cila u angazhua me administrimin e ndihmave në Evropë. Me “Luftën e re të Ftohtë”, e cila u bë “e nxehtë”, nevojat e Ukrainës janë të menjëhershme. Padyshim, shumë donatorë do të përfshihen.
Kush atëherë duhet të koordinojë këtë entitet, nëse jo Ukraina? Mundësi për këtë punë mbetet Komisioni Evropian. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është fundi i lojës për Ukrainën. Duke e vendosur Komisionin në krye mund të sigurohet që infrastruktura e rëndë dhe e butë e Ukrainës u përshtatet standardeve të BE-së. Komisioni veç e administron Planin e Rikuperimit për Evropë, fondet e të cilit shfrytëzohen për të ndihmuar financiin e tranzicioneve të gjelbërta dhe dixhitale të shteteve anëtare të BE-së. Qeveritë paraqesin plane gjithëpërfshirëse të shpenzimeve, të cilat më pas verifikohen dhe miratohen nga Komisioni përpara se të shpërndahen fondet.
Ky është një model logjik për rindërtimin e Ukrainës. Jo çuditërisht, Komisioni ka ofruar vullnetarisht shërbimet e tij.
Mirëpo, SHBA, Kanada, Japonia dhe donatorët jo-evropianë nuk do të jenë të lumtur me këtë plan. Ata nuk duan të japin fonde në një enë që kontrollohet nga një trup që nuk i japin llogari. Edhe, dhënia e donacioneve së tyre ndaras, rrezikon hapësirat e rindërtimit dhe dyfishimit.
Një tjetër kandidat për këtë rol është Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), e cila ka shqyrtuar arranzhimet për investime publike të Ukrainës, menaxhmentin e administratës publike dhe programet për zhvillim regjional, ndër politikat tjera. Por, fuqia e OECD-së është në analiza politike, e jo në ekzekutime të projekteve. Ajo është më tepër si një dyqan që flet sesa motor i zhvillimit.
Tjetër mundësi janë institucionet Bretton Woods, të cilat kanë qenë të përfshira në planet e rindërtimit postkonfliktuoz për shumë vjet. Fondi Ndërkombëtar Monetar mund të ofrojë përkrahje të menjëhershme buxhetore dhe koordinojë rikonstruktimin e borxhit. Banka Botërore do të ndajë fonde për projekte të rindërtimit.
Por, Banka Botërore është burokraci e madhe dhe komplekse që thjesht është shumë e ngadalshme në kryerjen e punëve. Me shumë projekte në qindëra vende në gjithë botën duke udhëhequr nga larg në Washington, DC.
Fondi gjerman Marshall ka rekomanduar të caktohet një amerikan nga BB si car i rindërtimit. Por, ai individ do të jetë car pa një ushtri. Dhe pse amerikan, mund të pyet dikus, kur shumica e fondeve të rindërtimit vijnë prej dikund tjetër?
Kjo punë i mbetet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). BERZH u themelua në vitin 1991 për ndërtimin e tregjeve ekonomike dhe promovuar demokracinë në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Rindërtimi ekonomik është thelbësor në mandatin e saj. Është e fokusuar në regjion. Kishte staf prej më shumë se 100 vetash në Ukrainë para luftës. SHBA, Kanada dhe Japonia janë ndër aksionarët e saj.
Përderisa BERZH-i ka kompetencat e duhura, nuk ka organizuar deri tash ndonjë iniciativë të profilit të lartë si drejtimin e planit për rindërtimin ukrainas.
Argumenti përfundimtar për BERZH është se Kina iu bashkua si aksionare në vitin 2016. Tensionet midis Kinës dhe Perëndimit vazhdojnë të intensifikohen. Dhe Kina ka refuzuar të ndërprejë lidhjet me Moskën për Ukrainën. Krijimi i një mjeti përmes së cilës Kina mund të kontribojë në rindërtimin e Ukrainës do të lehtësojë bashkëpunimin me Perëndimin. Kjo, nëse jo tjetër çka, mund të jetë rresht argjendi i konfliktit në Ukrainë.
Autori i këtij opinioni, Barry Eichengreen, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, është ish-këshilltari i lartë politik në Fondin Ndërkombëtar Monetar. Ai është autor i disa librave, si In Defense of Public Debt (Oxford University Press, 2021.
(Publikuar në Project Syndicate, përkthyer nga Klankosova.tv)