Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka zhvilluar sot një videokonferencë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Ndër temat e këtij takimi ishte luftimi i terrorizmit dhe ekstremizmit, pandemia COVID-19 si dhe u diskutua edhe për procesin e negociatave për antarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Më tej Kurz theksoi se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë nesë vendet e Ballkanit do t’i bashkohen.
“BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen asaj”, shkroi Kurz në Twitter./UBTNews
I just had a good videoconference with #Albania’s Prime Minister and #OSCE Chairperson-in-Office @ediramaal on the joint fight against #terrorism & extremism, the #COVID19 pandemic and our support for Albania’s #EU accession process. pic.twitter.com/ZPGzgWuGqK
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) November 16, 2020