UBT News

Kurti uron Andy Burnhamin për detyrën e re si kryeministër i Britanisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti tha se pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë britanike në fusha me interes të përbashkët.

“Urime të përzemërta kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive tona”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se bashkëpunimi do të fokusohet në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimet keqdashëse të Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike./A.K/

Exit mobile version