Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Zyra e Kryeministrit.
Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet shkurt:
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt kryeqytetit të Republikës së Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve në kuadër të Planit të Rritjes.”
Ky samit mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian për të diskutuar zbatimin e reformave dhe përfitimet ekonomike që burojnë nga Plani i Rritjes i BE-së, i cili synon përshpejtimin e integrimit gradual të rajonit në tregun e përbashkët evropian dhe mbështetjen financiare për zhvillimin ekonomik. /E.A/
