Në takim me kryeministrin Kurti për Vettingun, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është përfaqësuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ku u paraqit qëndrimi që i jep përkrahje këtij procesi.
“Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.