UBT News

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.

Exit mobile version