UBT News

Kurti takohet me homologun maqedonas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u takuan sot me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski.

Gjatë takimit të tyre, Kurti theksoi se marrëdhëniet e mira mes dy shteteve fqinje janë rezultat i respektit të dy palëve dhe vlerave të përbashkëta që posedojnë.

“Me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla urova kryeministrin e ri maqedonas, Dimitar Kovačevski. Marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë bazohen në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta. Ne do të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të rritur bashkëpunimin tonë ekonomik”, tha Kurti në postimin e tij në Twitter./UBTNews

Exit mobile version