UBT News

Kurti: Rrugëtimi i popullit tonë ishte i gjatë dhe i mundimshëm, por edhe plot krenari e nder

Kryeministri Albin Kurti në shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë se Kosovës ka thënë se Republika e Kosovës është e përcaktuar për anëtarësimin e saj në institucionet euroatlantike.

Kurti ka thënë se shteti i Kosovës është vend i gjithë qytetarëve të saj e të barabartë para ligjit.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar në anëtarësimin në institucione euroatlantike dhe çdo ditë punojmë për të dëshmuar përkushtimin tonë në këtë drejtim. Evropa është horizonti ynë i përkatësisë së të jetuarit, ndërsa NATO është kushti i paqes për të gjithë ne”, ka thënë Kurti.

Kurti në ceremoninë shtetërore për shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se rrugëtimi i popullit kosovar ishte i gjatë dhe i mundimshëm, por edhe me shumë krenari.

“Rrugëtimi i popullit tonë ishte i gjatë dhe i mundimshëm por edhe plotë krenari e me nder. Sot i kujtojmë heronjtë tanë që dhanë më të shtrenjtën jetën e tyre për lirinë”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka thënë qe sot kujtohet vuajtja e flijimit të heronjve.

“Sot bashkohemi edhe në fuqi edhe në festë. Në këtë ditë jemi mirënjohës, jemi të bashkuar dhe reflektojmë mbi idealet tona”, ka thënë ndër tjera kryeministri Kurti.

Exit mobile version