Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar këtë të premte Telekomin e Kosovës me rastin e përfundimit të vitit 2023. Nga aty u raportua për arritjet në Telekomin e Kosovës.
Kryeministri Kurti tha se para dy viteve ka qenë këtu me ministrin e ekonomisë, Hekuran Murati dhe që nga ajo kohë ka pasur ndryshime të mëdha.
“Ne i premtuam mbështetje të parezervë brodit të Telekomit që ta vazhdojnë procesin e rimekëmbjes, ndërsa sot dy vjet më vonë po festojmë duke i parë rezultatet e reja”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi se me kredinë prej 20 milionë eurosh janë duke u bërë ndryshime në centralin bërthamor, si dhe antenta BTS shtesë në rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit. Kurti tha se ato mjete po vazhdohen të përdoren duke dalë në fitim Telekomi.
“Shërbimet fikse janë zgjeruar në zona të stacioneve policore, e që pritet të shohim vitin tjetër edhe në Mitrovicë. Nga janari deri në nëntor kemi pasur fitim prej 5.9 milionë euro, me 5%. Është inspiruese të shohim se si një kompani me humbje prej 10 viteve fiton kështu e kjo do te kthehet në të mira me synim shtrirjen në gjithë vendin, me mbështetje të plotë nga Qeveria”, deklaroi kryeministri Kurti.
Ai tha se përkushtimi tregohet edhe nga pagesat e kompanise e bëra me kohë, ku dy projekte të mëdha si modernizimi i rrjetit mobil me 4G e 5G do të bëhet pas muajve të ardhshem.
“Telekomi ka bërë një tranformim të shkëlqyer duke treguar se qyetarët do të mbulohen me mjaftueshmeri rrjeti për qka edhe zotohem se me ministren Rizvanolli e bordin e Telekomit do të krijojmë mjedis inovativ e të përparuar”, përfundoi Kurti.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se vizionin për këto arritje e kishin para dy viteve kur bisedonin për sfidat e Telekomit.
“Me një kompani suedezo-kroate kemi nënshkruar marrëveshje prej 5 milionë eurosh e cila do të punësojë deri në 30 persona gjatë viteve të ardhshme, për softëer, siç bëhet në Amerikë e vende tjera”, deklaroi Rizvanolli.
Ajo tha se Telekomi po tregon që me investime po jep indirekt rezultate.
“Jam shume lumtur që po takohemi në një situatë tjetër kur investimet kanë filluar të realizohen, Gjilani e Ferizaji janë mbuluar me antena të reja e rrjet më të mirë, si në fshatra, katër komuna veriore ku policia është dashur të shfrytëzojë telefonat të kolegëve serb e tani kemi mbulueshmëri të mirë”, shtoi ajo.
Ajo u shpreh e lumtur për performancë financiare si një burim i investimeve të vazhdueshme që do të ndodhin në vazhdim duke thënë se Telekomi po jep shembull të mirë edhe tek institutucionet tjera.