UBT News

Kurti: PDK dhe LDK dërguan lëndë të reja në Gjykatë, nuk donin bashkëpunim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij ka ofruar kompromise dhe ka qenë e gatshme për bashkëpunim, por partitë e tjera nuk kanë ndërmarrë hapa të njëjtë.

Ai ka deklaruar se edhe pas këshillës së Gjykatës Kushtetuese që partitë të merren vesh mes vete, PDK-ja dhe LDK-ja kanë dorëzuar lëndë të reja në këtë gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise. I pari ka qenë që, nëse me votim të fshehtë nuk zgjidhet Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për një paketë ku përfshihen kryetari dhe nënkryetarët. Ne kemi bërë hapa, nuk ka pasur hapa nga pala tjetër”, tha Kurti.

“Nëse Gjykata thotë “Uluni dhe merruni vesh”, ti nuk shkon të dorëzosh lëndë në Gjykatë. LDK dhe PDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë, sikur të mos kishte pasur fare një vendim paraprak”, vazhdoi tutje Kurti.

 

Exit mobile version