UBT News

Kurti para seancës: Marrëveshja politike nuk mjafton, duhen numrat për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit ka thënë thënë se është arritur një marrëveshje politike, por se ajo duhet të sigurojë edhe numrat e nevojshëm për të shmangur zgjedhjet e reja, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë të mjaftueshme për t’i shmangur zgjedhjet e reja, pasi, sipas tij, duhet të zgjidhet edhe presidenti i vendit.

“Marrëveshje politike kemi, këtë e kemi kërkuar, por natyrisht që marrëveshja politike duhet që na i sigurojë edhe numrat, në mënyrë që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, sepse ju e dini: konstituimi i Kuvendit edhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur Presidentin, ose Presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, kuorumi që të jetë i pranishëm në Kuvend, tash Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, andaj ne e kemi të domosdoshme që t’i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes, për kandidatin tonë të përbashkët, profesor Bekim Sejdiun, ose të kemi edhe deputetë shtesë. Pra, kjo është shumë e rëndësishme, por meqënëse kemi marrëveshje politike dhe kryesuesi i seancës, deputeti më i moshuar Avni Dehari e ka thirrur seancën konstituive, ne i përgjigjemi pozitivisht asaj”, tha Kurti.

 

Exit mobile version