UBT News

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, bëhet fjalë për pezullim të planifikimit të dialogut strategjik

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e 269-të të Qeverisë, ka sqaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet vetëm me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij.

Kryeministri Kurti ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në janë dhe do të mbeten të qëndrueshme dhe se nuk ka prishje të raporteve, mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. I siguroj qytetarët se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Në diplomaci kemi dallime në raport me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon. Marrëdhëniet janë të thella”, tha Kurti në mbledhje./S.K/EO.

Exit mobile version