UBT News

​Kurti ngushëllon familjen Latifi, falënderon ekipet e kërkimit në Ujman

Pas gjetjes së trupit të pajetë të 33-vjeçarit që të dielën u zhduk në ujërat e Liqenit të Ujmanit, ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke u shprehur ngushëllime familjarëve, njëkohësisht duke falënderuar të gjithë që u angazhuan në aksionin e kërkim shpëtimit.

“Falënderoj Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Klubin e Zhytjes “Trepça” dhe KFOR-in për punën profesionale, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pareshtur deri në gjetjen e trupit të pajetë të Rrahim Latifit në liqenin e Ujmanit”, shkruan Kurti në Facebook.

Kurti më tej ka shkuruar se “Familjes Latifi i shprehim ngushëllimet më të përzemërta dhe ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira për të ofruar gjithë mbështetjen tonë e për të ndarë me ta dhimbjen e madhe”, shkruan Kurti.

Mërgimtari 33-vjeç, të dielën kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit, por që nuk arriti dalë nga uji. Gjatë trui ditëve të kërkimeve intensive nga Policia e Kosovës dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, nuk pati rezultat, derisa sot në mëngjes në këtë operacion zbarkoi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Exit mobile version