Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e tetë të festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po mbahet në Mitrovicë me pjesëmarrjen e artistëve dhe kitaristëve ndërkombëtarë.
Në fjalën e tij, Kurti tha se ky festival është shndërruar në një pikë të rëndësishme takimi për artistë, studentë dhe adhurues të muzikës nga Kosova dhe jashtë saj.
Ai theksoi se festivali nuk është vetëm një seri koncertesh, por edhe një investim në edukimin e të rinjve dhe promovimin e kulturës.
Sipas tij, çdo pjesëmarrës në masterklasa apo gara është pjesë e suksesit të këtij eventi kulturor.
Kurti shtoi se Kosova ka nevojë për më shumë ngjarje të tilla, duke vlerësuar se arti dhe kultura janë ndër ambasadorët më të mirë të vendit.
/A.K/
