UBT News

Kurti merr pjesë në Forumin e Bratislavës GLOBSEC 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të merr pjesë në edicionin e 17-të të Forumit të Bratislavës GLOBSEC 2022, i cili mbahet nga data 2 deri 4 qershor.

Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.

GLOBSEC 2022 është konferenca më e rëndësishme strategjike ndërkombëtare në vijat e para të botës së re të ndarë.

Forumi do të shërbejë si një platformë për vendet e EQL për të bërë thirrje për veprim të Perëndimit dhe partnerëve të tij demokratikë anembanë globit.

Exit mobile version