UBT News

Kurti: Ligji për Kinematografinë siguron financim deri në 80% për projektet filmike e mbështetje 100% për regjisorët debutues

Ambasada e Francës ka mbajtur konferencë për media në kuadër të edicionit të 23-të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Në panelin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Me këtë rast ai tha se regjisorët e aktorët kosovarë po tregojnë suksese të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare. Ai foli edhe për Ligjin për Kinematografinë, duke prezantuar ndryshimet e bëra. Kurti pohoi se parashihet zbritje e taksës prej 30% për projektet ndërkombëtare, financimi deri në 80% për projektet filmike dhe mbështetje 100% për regjisorët debutues.

“Unë pata kënaqësi të jem dëshmitarë i premierës së filmit të saj të fundit të Blerta Zeqirit, në festivalin e filmit në Venecia, pastaj edhe të filmit të fundit ku luan Luana, i cili gjithashtu e fitoj shpërblimin kryesore të filmit më të mirë të shkurtër në festivalin e Venedikut. Këto vite ne kemi prezantuar një Ligje të ri për Kinematografinë në Kosovë i cili është i mbushur më stimuj  për të rritur kinematografin përfshirja e zbritjes së taksave prej 30% për projektet ndërkombëtare, financimi konsiderueshëm deri në 80%, për projektet filmike, dhe mbështetje 100% për regjisorët debutues”, deklaroi ai.

Drejtoresha e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, tha se kur ka vullnet politik gjërat mund të  ndryshojnë. Sipas saj, është dëshmuar se gratë mund të përfaqësojnë shtetin e institucionet.

“Mendoj se çdo gjë kur ka vullnet politik, gjërat ndryshojnë. Unë kam qenë regjisore në të kaluarën dhe kam punuar filma, tashmë kam kënaqësi të madhe edhe krenari të madhe e kam marr drejtimin e Qendrës Kinematografikë të Kosovës, mendojë qe grat munden shumë mirë më përfaqësua shtetin një përqindje e madhe e grave”, deklaroi ajo.

Exit mobile version