UBT News

Kurti: Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes

Nga shumë sektorë të ndryshëm, disa kompani nga Kosova dhe nga Austria kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, që po mbahet në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova ka potencial për investime të huaja dhe është vendi më i mirë për të bërë biznes.

Më tej kryeministri Kurti para biznesmenëve austriakë dhe kosovarë ka folur edhe për mundësitë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë.

Ai veçoi ndërtimin e infrastrukturës, përkatësisht hekurudhës Prizren-Durrës, me c’rast ftoi kompanitë austriake të investojnë.

Ndërkaq, Kurti foli po ashtu edhe për trendet pozitive ekonomike në qeverisjen e tij, ku tha janë krijuar 25 mijë vende të punës dhe ka një normë të rritjes ekonomike 10.35 përqind.

Ndërsa, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka siguruar kompanitë austriake se Kosova ka parakushte dhe mundësi për investime në Kosovë, veçanërisht në sektorët e prodhimtarisë, bujqësisë, turizmit dhe në energjinë e ripërtritshme.

Exit mobile version