UBT News

Kurti falënderon kryeministrin finlandez, Orpo, për mbështetjen në Këshillin e Evropës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar në Jerevan edhe homologun e tij nga Finlanda, Petteri Orpo.

Në qendër të bisedës ishte mbështetja e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rrugëtimi drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Kurti vlerësoi lart ndihmën e Finlandës në luftimin e dezinformimit dhe veçoi modelin finlandez të “mbrojtjes gjithëpërfshirëse”, të cilin Qeveria e Kosovës tashmë e ka miratuar si koncept për organizimin e sigurisë shtetërore.

Lidhur me rëndësinë e luftimit të fushatave dezinformuese, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësit e bashkpunimit në shumë fusha.

“Bashkëpunimi dhe ndihma e Finlandës në luftimin e dezinformimit është një element kyç për mbrojtjen e hapësirës demokratike dhe informimit publik të saktë”, shprehet Kurti.

Të dy udhëheqësit e mbyllën takimin duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat që prekin sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

 

Exit mobile version