Kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe të varri i heroit Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes së tij, raporton Ekonomia Online.
Kurti me këtë rast tha se Agroni ishte frymëzuar nga heronjtë, që synim kishin çlirimin e vendit e bashkimin e kombit.
“Agron Rrahmani ra në betejë të drejtpërdrejtë me forcat armike që atëherë ishte veprimtar politike kurse sot është dëshmor. Agron sikur të gjithë shokët e tij nuk e duronin padrejtësinë, shtypjen, shfrytëzimin dhe u angazhua tërë jetën për çlirimin e vendit e bashkimin e kombit”.
“Ai është frymëzuar nga veprimtar që i kanë paraprirë dhe sot është pjesë e lavdishme e historisë sonë e cila përben edhe themelet e institucioneve tona dhe tregon rrugën se kah ato duhet të vazhdojnë që të zhvillohemi”.
“Historia e kombit tonë përbëhet nga dëshmorët ndërkaq ardhmëria jonë varet nga besnikëria ndaj tyre” ka thënë ai.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se dëshmori Agron Rrahmani i’u bashkua UÇK-së menjëherë pas formimit të saj dhe se vepra e tij do të kujtohet e të nderohet gjithmonë, raporton EO.
“Është njëra prej figurave më të rëndësishme të ushtrisë tonë çlirimtare. Agroni qysh prej rënies së Afrim Zhitisë në virin 1989 e Fahri Fazliu aty e bëri betimin sepse mësoi prej heronjve tanë se si duhet të jepet jeta për atdhe kur e kërkon puna”.
“Agron Rrahmani menjëherë sapo kanë filluar strukturat e para të UCK u kyç për ta dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit. Agroni do të kujtohet e nderohet gjithmonë”, është shpreh ai.
“Agron Rrahmani menjëherë sapo kanë filluar strukturat e para të UÇK u kyç për ta dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit. Agroni do të kujtohet e nderohet gjithmonë”, është shpreh ai.
Homazhe te varri i heroit kanë bërë edhe përfaqësuese nga OVL e UÇK.