UBT News

Kurti dhe Abdixhiku sërish takohen për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku janë takuar edhe sot për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Kjo ndoshta është edhe përpjekja e tyre e fundit, pasi afati për votim po shkon drejt fundit.

Ende nuk është propozuar asnjë kandidat dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes partive. Abdixhiku në takimin e djeshëm  ka theksuar se LDK nuk ka qëndrime përjashtuese ndaj asnjë kandidati, përfshirë edhe presidenten aktuale Vjosa Osmani, dhe se deri tani nuk është paraqitur asnjë emër konkret për mbështetje.

Ai gjithashtu ka shtuar se arritja e një konsensusi politik duket sfiduese dhe se një garë mes partive mund ta çojë vendin drejt krizës ose zgjedhjeve të reja.

Exit mobile version