Papa Françesku bëri thirrje për paqe në Ukrainë të mërkurën teksa u lut për të shmangur luftën në Evropë.
“Ju lutem, kurrë më luftë”, tha Papa para audiencës në Vatikan.
“Ju ftoj të luteni për paqen në Ukrainë dhe ju ftoj ta bëni këtë shpesh. Le t’i kërkojmë Zotit me ngulm, që kjo tokë të shohë përsëri vëllazëri, duke kapërcyer plagët, frikën, ndarjet. Ne kemi folur për Holokaustin: më shumë se pesë milionë njerëz u asgjësuan gjatë luftës së fundit botërore! Ata janë një popull që vuajti shumë, që vuajti nga uria, që vuajti aq shumë mizori dhe ata meritojnë paqen.”
Edhe të dielën, Papa shprehu shqetësimin për “tensionet në rritje që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re për paqen në Ukrainë dhe të vënë në pikëpyetje sigurinë e kontinentit evropian, me pasoja edhe më të gjera”.
Ai bëri thirrje që e mërkura të jetë ditë lutjeje për paqe.
Tensionet midis Moskës dhe Uashingtonit nga ana tjetër, janë gati të shpërthejnë për Ukrainën, e cila aktualisht është e rrethuar nga rreth 100,000 trupa ruse. E megjithatë Presidenti rus Vladimir Putin mohon çdo plan për të pushtuar.