UBT News

Kurat dhe ushqimet e duhura për pankreas të shëndetshëm

Pankreasi është një organ i vogël që rrallë herë të vjen ndër mend. Ai ka dy funksione bazë. Ky organ prodhon insulinën për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe enzimat për tretjen e yndyrnave dhe proteinës.

Lëngu që prodhon pankreasi neutralizon acidet që lëshon stomaku, duke krijuar ambientin perfekt për enzimat tretëse.

Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi.

Nëse pankreasi nuk funksionon mirë, mund të përballeni me këto probleme:

  • Diabet
  • Infeksion akut ose kronik të pankreasit
  • Rritje të mundësisë për zhvillimet tumorale
7 Ushqimet e duhura për pankreas të shëndetshëm

Shkaqet e mosfunksionimit të pankreasit shpesh janë të panjohura, por ekspertët beosjnë se një ushqyerje e shëndetshme mund të rigjallërojë këtë organ.

Ekspertët kanë zbuluar disa ushqime dhe bimë mjekësore që përmirësojnë funksionet e pankreasit. Megjithatë, këto kura duhen provuar vetëm me aprovimin e mjekut, në rastet kur jeni duke marrë ilaçe për pankreasin.

Gjethet e ullirit

Gjethet e ullirit përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe e pastrojnë atë nga toksinat.

Përbërësit e tyre largojnë radikalet e lira dhe ulin tensionin e gjakut. Ngrënia e rregullt e këtyre gjeleve forcon mëlçinë, tiroiden dhe pankreasin.

Gjethja e ullirit përmban acid oleik që mbron qelizat e pankreasit dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene. Kjo gjethe rekomandohet për të pakësuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe të pankreasit.

Hudhra

Hudhra është mikja më e mirë e pankreasit. Ajo ul sasinë e sheqerit në gjak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Hani një ose dy thelpinj hudhër në ditë për shëndet të mirë. Çaji i hudhrës është gjithashtu një alternativë e mirë nëse e kombinoni me majdanoz për të freskuar gojën.

Lulerradhiqja

Ekspertët besojnë se lulerradhiqja është mjaft efikase kundër kancerit të pankreasit dhe veçanërisht ndaj qelizave që i rezistojnë trajtimeve kundër tumoreve.

Në vitin 2012, shkencëtarët në Kanada zbuluan se ekstraktet e lulerradhiqes nxisnin të ashtuquajturën ‘vetëvrasje’ të qelizave kancerogjene duke mbrojtur ato normale.

Çaji i lulerradhiqes largon toksinat nga sistemi tretës dhe shëron indet e dëmtuara të pankreasit.

Sanëza

Kjo bimë e verdhë me emrin botanik Gentiana gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë. Ajo është një nga bimët më të mira për shëndetin e pankreasit.

Sanëza stimulon fshikëzën e tëmthit, shëndetin e stomakut dhe të pankreasit.

Ajo është e dobishme në prodhimin e enzimave dhe acidit të stomakut që inkurajojnë një tretje të shëndetshme.

Limoni

Frutat si limoni inkurajojnë çlirimin e enzimave jetësore tretëse nga pankreasi. Kivi dhe limoni jeshil janë gjithashtu mirëbërës për këtë organ.

Jamballi

Jamballi është pjesë e trajtimeve efikase të problemeve me pankreasin. Në mjekësinë tradicionale kineze, jamballi ka gjetur përdorim prej mijëra vitesh.

Ky zhardhok është i pasur me substanca kundër inflamacionit dhe dhimbjeve.

Rigoni

Rigoni është një bimë mjaft premtuese kundër problemeve të shkaktuara nga stresi oksidues siç është diabeti.

Rigoni përmban antioksidantë që ndihmojnë në menaxhimin e hiperglicemisë ose komplikacioneve afat gjatë të lidhura me diabetin.

Kanella, xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë gjithashtu erëza të mira për shëndetin e pankreasit./AgroWeb.org

Exit mobile version