Një vonesë prej një minutë apo më shumë i kushtoi një shoferi japonez një ulje në pagën mujore. Një vendim që nuk i ka shkuar punëtorit, i gatshëm të padisë kompaninë e transportit, sipas ”The Guardian”.
Kompania Hekurudhore e Japonisë Perëndimore (JR West) do të zbriste 43 jen nga paga e shoferit, e barazvlefshme me 32 cent, si një dënim për vonesën prej një minutë në një prej trenave ku ai shërbente.
Për kompaninë, sanksioni i përgjigjet parimit “pa punë, pa pagesë”. Shoferi, megjithatë, kërkon kthimin 43 jenve, plus 13 orët shtesë dhe sipas gazetës Yomiuri Shimbun një kompensim prej 2.2 milionë për pasojat psikologjike të shkaktuara nga kjo çështje.
‘Odisea’ e shoferit nisi në qershor të vitit të kaluar, kur atij iu desh të zhvendoste një kolonë bosh në një depo në stacionin Okayama dhe kuptoi se ishte në rrugën e gabuar.
Për shoferin ishte një gabim njerëzor dhe jo mungesë përgjegjësie në punë dhe për këtë arsye nuk pranoi as uljen e gjobës, e cila fillimisht ishte 85 jen duke iu drejtuar gjykatës në mars.