Në një emision në Klan Kosova, ylli kosovar Shefki Kuqi ka folur për ndeshjen e zhvilluar të përfaqësueses së Kosovës, ndaj Sllovenisë. Kosova humbi mbrëmë 2 me 1 ndaj sllovenëve, që fituan vetëm pas një penaltie të akorduar në minutat e fundit.
Kuqi e ka komentuar pas ndeshjes këtë takim, ku ndër të tjerash ka kritikuar disa lojtarë të përfaqësueses. Një ndër ta ishte edhe Edon Zhegrova, i cili kishte një ndeshje solide mbrëmë, e që luajti për 90 minuta për dardanët.
Ai tha se Zhegrova nuk është i pjekur për përfaqësuesen A, teksa edhe pozicioni i tij nuk është i duhuri, marr parasysh me lojën që po e tregon. Sipas tij, vendi ideal për Zhegrovën do të ishte 10-shi, lojtar që pozicionohet pas sulmuesit qendror, e që në formacionin tonë i bie pas Vedat Muriqit, aty ku luan Bersant Celina.
“Zhegrova ende nuk është i përgatitur mentalisht për A-në dhe sipas meje ai nuk është një lojtar anësor, unë më shumë e shoh në mes, një lojtar që mund ta pranojë topin dhe ka kapacitet që në gjendje shumë të vështira të kalojë lojtarë”, ka thënë Kuqi.
Ky reagim vjen menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Sllovenisë, dhe një 90 minutëshi jo të mirë të Zhegrovës./UBTNews