UBT News

Kuqezinjtë zbresin sërish sot në “Air Albania”

Fitorja spektakolare ndaj Çekisë me rezultat 3-0 në “Air Albania” bëri që Shqipëria të jetë tashmë një hap larg kualifikimi për në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2024” që zhvillohet në Gjermani.

Por, vetëm tri ditë pas, kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do zbresin sërish në “Air Albania”, por kësaj radhe për një ballafaqim me karakter miqësor.

Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Bullgarisë e cila do të zhvillohet nga ora 18:00, sfidë e cila mund të jetë mundësi e mirë për Silvinjon që t’u hap më shumë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur minutazhë të mjaftueshme në fushën e lojës.

Exit mobile version