UBT News

“Kuqezinjtë” kërkojnë fitore kundër San Marinos, këto janë formacionet e mundshme

Shqipëria do të kërkojë sot fitoren e dytë në kualifikimet për në Botërorin “Katar 2022”, ku do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Kombëtares së San Marinos.

Vendasit kanë pësuar humbje kundër Anglisë dhe Hungarisë në dy ndeshjet e para të kualifikimeve, kurse Shqipëria humbi 2:0 kundër Anglisë, pasi paraprakisht mposhtën Andorrën në ndeshjen e parë.

Kanë kaluar 17 vite që nga fitorja e fundit e San Marinos, ku atë kohë mposhtën Lihtenshtajnin me rezultat minimal 1:0, fitore kjo që mbetet e vetmja për “La Serenissiman” në kualifikueset e Botërorit.

Në anën tjetër, Shqipëria filloi kualifikimet për në “Katar 2022” me një paraqitje tejet të mirë kundër Andorës, ku golin e fitores dhe të vetmin në ndeshje e shënoi Ermir Lenjani.

Kurse në ndeshjen e fundit, lojtarët e Edoardo Rejas pësuan humbje kundër Anglisë me rezultat 2:0.

Të dy trajnerët nuk pritet të kenë probleme me lëndime, ku të “kuqezinjtë” do të mungojë vetëm mbrojtësi Marash Kumbulla, për të cilin veçse ka përfunduar sezoni.

Formacionet e mundshme të Shqipërisë dhe San Marinos i gjeni më poshtë.

San Marino (5-3-2): Benedettini; Battistini, Fabbri, Brolli, Rossi, Palazzi; Lunadei, Golinucci, Mularoni; Nanni, Berardi

Shqipëria (3-5-2): Berisha; Ismajli, Lenjani, Djimsiti; Hysaj, Laci, Bare, Gjasula, Lenjani; Manaj, Cikalleshi  

Exit mobile version