Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës së çerekfinales.
Të dy ndeshjet e programit të sotëm të kësaj gare do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht me fillim nga ora 13:45.
Kampioni aktual Vllaznia do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër skuadrës së Flamurtarit, ndërsa krahas këtij takimi zhvillohet edhe përballja mes Egnatias dhe Laçit.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kupën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.
13:45 Egnatia – Laçi
13:45 Flamurtari – Vllaznia