UBT News

Kupa e Mbretit vazhdon sot me vetëm një ndeshje

Kupa e Mbretit vazhdon me vetëm një ndeshje në kuadër të programit të sotëm, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së gjysmëfinales.

Me fillim nga ora 21:30, në stadiumin “Mestalla” skuadra e Valencias do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Athletic Bilbaos.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, respektivisht në fazën e çerekfinales, Valencia shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Cadizit, kurse Athletic Bilbao e mposhti me rezultat minimal 1:0 Real Madridin.

Ndërkaq, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së kësaj gare, Valencia dhe Athletic Bilbao u përballën në stadiumin “San Mames”, ku ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Bilbao do të ketë të gjithë lojtarët e gatshëm, kurse te Valencia do të mungojnë Cillessen, Correia, Gomez, Cheryshev dhe Gaya.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Valencia (3-4-1-2): Mamardashvili; Diakhaby, Paulista, Alderete; Musah, Soler, Racic, Foulquier; Gil; Duro, Guedes

Athletic Bilbao (4-4-2): Simon; De Marcos, Vivian, I Martinez, Balenziaga; Zarraga, Vencedor, D Garcia, Muniain; I Williams, Sancet

Exit mobile version