UBT News

Kupa e Kosovës sjell duel të fortë, Ballkani kundër Llapit

Tashmë është konfirmuar përballja e çerekfinales në Kupën e Kosovës: FC Ballkani do të ndeshet me KF Llapin në një duel që pritet të sjellë spektakël dhe rivalitet të madh.

Ballkani vjen në këtë fazë pas një kualifikimi dramatik ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku siguroi kalimin tutje vetëm pas penalltive (11-10). Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, ndërsa pas vazhdimeve rezultati ishte 3-3, me rikthim të madh nga disavantazhi 2-0.

Në anën tjetër, Llapi eliminoi Dritën me fitore 2-1 si mysafir, falë golave të Arbnor Ramadanit dhe Muhamet Hysenit, duke siguruar me meritë një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës.

Tani, dy skuadra në formë të mirë do të përballen mes vete për një vend në gjysmëfinale, një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante e kësaj faze të garës.

Exit mobile version