Kanë përfunduar tre nga katër ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Kosovës, ku vetëm njëra prej tyre shkon në vazhdime.
Skuadrat si Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare.
Prishtina ka korrur fitore si vendase kundër Ballkanit, duke e mposhtur 2:0 kampionin kosovar nën urdhrat e trajnerit të ri, Debatik Curri.
Golat e fitores për Prishtinën i shënuan Kushtrim Uka nga penalltia në minutën e 45+3’ dhe Genc Hamiti që e vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 59’ të ndeshjes.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Gjilani, i cili si mysafir e shkatërroi Trepçën ’89 me rezultat të thellë 5:1.
Pesë golat për Gjilanin i shënoi vetëm një lojtar, respektivisht kapiteni Albert Dabiqaj në minutën e 2’, 9’, 34’, 68’ dhe 88’, kurse golin e nderit te Trepça ’89 e shënoi Ardian Muja në minutën e 20’.
Fitore sot regjistroi edhe Vushtrria, e cila e eliminoi Beharin me rezultat minimal 1:0.
Rezultatet finale:
Prishtina 2:0 Ballkani
Trepça ’89 1:5 Gjilani
Vushtrria 1:0 Behari