Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e vlefshme për fazën 1/8 së finales në Kupën e Kosovës. Drenica e ka mposhtur Ulpianën me rezultat të thellë 4-0.
Zabërgja me dy golat e tij në minutat 45’ dhe 65’ si dhe Rapo dhe Uka me nga një gol në minutat 14’ dhe 61’ ia siguruan këtë fitore të thellë skuadrës vendase.
Dy ndeshjet tjera, Llapi – Ballkani dhe Prishtina – Drita ofruan emocione të mëdha pasi fituesi nuk u mësua brenda 90 minutave dhe skuadrat shkuan në vazhdime.
Prishtina e siguroi fitoren në derbi me Dritën me golin e realizuar nga Boshnjaku në minutën e 106’, por duhet përmendur që deri në fund te ndeshjes Drita mbeti me dy lojtarë më pak në fushë për shkak se me kartona të kuq u përjashtuan Vucaj dhe Bidarovski.
Ndërsa fituesi i ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Ballkanit u mësua vetëm pas penalltive pasi pas 120 minutave rezultati ishte i barabartë (0-0).
Në penallti më e suksesshme u tregua skuadra e Llapit, e cila fitoi me rezultat 4-3.