UBT News

Kupa e Kosovës/Llapi synon ta befasojë Prishtinë, Drita vetëm për fitore kundër Ramiz Sadikut

Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në kuadër të Kupës së Kosovës, të vlefshme këto për fazën e gjysmëfinales.

Sot do të mësojmë dy skuadrat e fundit që do ta vazhdojnë këtë garë, ku Llapi e Prishtina dhe Ramiz Sadiku e Drita do të luftojnë për biletat e fundit që dërgojnë në finale.

Në ndeshjet e para të zhvilluara në kuadër të fazës së gjysmëfinales, Prishtina e mposhti si vendase me rezultat të ngushtë 2:1 Llapin, kurse Drita shënoi fitore solide 3:0 kundër Ramiz Sadikut.

Kampioni aktual i kësaj gare, Llapi, do të synojë me çdo kusht që të përmbysë sot rezultatin kundër “Plisave”, në rrugëtimin për mbrojtjen e titullit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Kupës së Kosovës e gjeni më poshtë:

14:00 KF Llapi – Prishtina (ndeshja e parë 2:1 në favor të Prishtinës)

14:00 KF Ramiz Sadiku – Drita (ndeshja e parë 3:0 në favor të Dritës)

Exit mobile version