Skuadra kosovare, FC KEK-u ka arritur sot të kualifikohet për në raundin e dytë të Kupës së Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Suad Brava” në Hani Elezit, skuadra e KEK-ut e ka mposhtur si mysafire FC Sharrin me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat për elektricistët i shënuan Almedin Klinaku (minuta e 55’) dhe Torvioll Stullqaku (minuta e 60’) kurse për Sharrin golashënuesi i vetëm ishte Ardit Maliqi (minuta e 39’).
Ndërkaq nesër do të zhvillohen edhe disa ndeshje të tjera në kuadër të raundit të parë të Kupës së Kosovës.