UBT News

Kupa e Italisë, Juventusi fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Interit

MILAN, ITALY - FEBRUARY 02: Cristiano Ronaldo of Juventus celebrates after scoring their side's first goal from the penalty spot during the Coppa Italia semi-final match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on February 02, 2021 in Milan, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit me fitoren e skuadrës së Andrea Pirlos me rezultat 2-1.

Ndeshja u zhvillua të martën në stadiumin “Giuseppe Meazza” dhe edhe më tutje pa praninë e tifozëve.

Interi e nisi mirë takimin duke gjetur golin e epërsisë pas vetëm 9 minutave lojë me golin e Lautaro Martinez.

Pas këtij goli, Juventusi u tregua skuadër më e vendosur dhe më konkrete dhe arriti që ta përmbysë rezultatin.

Fillimisht në minutën e 26’ Cristiano Ronaldo e barazoi rezultatin në 1-1 nga penalltia dhe pastaj po i njëjti e kaloi Juventusin në epërsi në minutën e 35’ pas një gabimi të Bastonit në mbrojtje.

Ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet më 9 shkurt në Torino.

Exit mobile version